image Isa Mustafa tregon se a e ka diskutuar postin e presidentit me Albin Kurtin

Kosovë

Takim/ Isa Mustafa tregon se a e ka diskutuar postin e presidentit me Albin Kurtin

news image

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Pas takimit të dy liderët kanë folur për gazetarët duke thënë se janë dakorduar që të bisedojnë pas certifikimit të rezultateve, raporton Gazeta Sinjali.

Isa Musatafa, ka thënë se është bërë një progres i mirë i dy partive për planin qeverisës, ndërsa ka shtuar se ka pasur përparime në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, politikave sociale si në fusha të tjera.

“Ne kishin një takim me z. Kurtin para certifikimet të rezultateve vlerësuam harmonizimin e programit qeverisës që është bërë mes dy partive politike dhe erdhëm në përfundim se është arritur mjaftë shumë sepse janë harmonizuar shumë çështje si në fushën ekonomike, shëndetësi, politikave sociale dhe çështje të tjera”.

“U morëm vesh që pas certifikimit të rezultateve të ulemi dhe të bisedojmë”, ka deklaruar Mustafa.

Kur është pyetur për ndarjen e posteve ministrore si dhe për postin e presidentit, Mustafa ka thënë se nuk i kanë diskutuar gjatë ditës së sotme.

“Për poste nuk kemi biseduar sot dhe as për poste ministrore, por vetëm për koalicion dhe me të gjitha sfidat që na presin”, ka deklaruar ai.

Më tutje Mustafa ka thënë se Vetëvendosjes i takon që të bisedojë me partnerët e tjerë të mundshëm duke përfshirë edhe Listën Serbe.

“Sa i takon Listës Serbe dhe partnereve të mundshëm u mbetet atyre që të merr iniciativën për t’i thirrur të tjerët, prandaj dinamika e ardhshme do të varët nga partia që përfundon e para. Për çështje të ndarjeve të ministrive dhe çështjeve të tjera do të ju njoftojmë pasi i diskutojmë”, ka deklaruar Mustafa./Gazeta Sinjali/