Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se nuk e mendon rikthimin e tij në LDK.
Ai shtoi se ka marrëdhënie të mira me strukturat ndërsa shtoi se nuk interesohet se si funksionon më LDK-ja. I ftuar te Syri në Shqipëri, Mustafa thotë se nuk ka asnjë pretendim të rikthehet në LDK.
“Jo, unë nuk kam asnjë pretendim që do ti jepja vetes të drejtë të kërkoja të kthehem ose të kërkoja të bëj diçka. Unë me tepër jam në pozitë që ta them e të shpreh mendimin tim, të shpreh kënaqësinë apo pakënaqësinë time për proceset për të cilat po ndodhin, të shprehem edhe sa i përket partisë time sepse unë dëshirojë që LDK-në ta rris çdo ditë dhe të jetë në nivel”, tha ai.
Por thotë se ka relacione shumë të mira me strukturën e partisë.
“Ato relacione më kanë mbetur. Ne i kemi degët e LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së dhe unë kam dëshirë të takohem e të bisedojë me njerëzit, por në asnjë rast të involvohem si duhet apo sesi funksionon LDK-ja.
Kam qenë i interesuar që të fitojë LDK-ja nëpër komuna. I kam kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin të punojnë e të fitojnë zgjedhjet e ta ndihmojnë edhe zotin Abdixhiku në atë periudhe sepse ka qenë ajo periudhë që sapo kishte ardhur në krye të LDK-së”, tha ai për TV Syri.