image Isa Mustafa tregon pse LDK-ja nuk e ftoi Vjosa Osmanin

Kosovë

Konferenca/ Isa Mustafa tregon pse LDK-ja nuk e ftoi Vjosa Osmanin

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk po e përjashtojnë nga mbledhjet nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmanin.

Mustafa shpjeguar edhe arsyen e mbledhjes së sotme, duke dhënë edhe arsyetimin e tij se pse nuk është thirrur Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

“Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë sepse zonja Osmani e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike. Do të thotë është deklaruar. Mua më kanë interesuar deklarimet tjera, se çfarë mendojnë tjerët. Në fakt ajo s’e ka përjashtuar, e ka dhënë qëndrimin e saj”, deklaroi Mustafa.

Kreu i LDK-së ka thënë se ka dashur t’i marr qëndrimet e të tjerëve dhe ka ripërsëritur se qëndrimi i Osmanit dihet tashmë.

“Qëndrimi i saj është se ka qenë kundër mocionit të mosbesimit dhe po ashtu ka deklaruar se nuk është për një koalicion të tillë. Prandaj kam dashur t’i dëgjojë edhe të tjerët se çfarë mendime kanë”, është shprehur Mustafa. /Gazeta Sinjali/