image Isa Mustafa thotë se marrëveshja me VV-në duhet të arrihet deri në fund të kësaj jave

Kosovë

Koalicioni/ Isa Mustafa thotë se marrëveshja me VV-në duhet të arrihet deri në fund të kësaj jave

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të përfundojnë deri në fund të kësaj jave.

“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është i balancuar që mendojmë se Vetëvendosja duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisdeojmë, por që ajo ulje dhe bisedë e jona të ketë një përfundim sa më të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave, në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen osë të konstatojmë që nuk ka marrëveshje”, ka deklaruar Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Mustafa theksoi se mbeten të përkushtuar në krijimin e një  marrëveshje të balancuar nga të dyja palët.

“Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë për marrëveshje, një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar, dhe përgjëgjësi të balancuar prej të dy palëve”, deklaroi Mustafa./Gazeta Sinjali/