image Isa Mustafa thotë se fituesi do të përcaktohet pasi të numërohen të gjitha votat

Kosovë

Zgjedhje/ Isa Mustafa thotë se fituesi do të përcaktohet pasi të numërohen të gjitha votat

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë pas takimit me deputetin e CDU-së, Volkmar Klein se janë dy parti që kanë dalur të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.

Mustafa ka thënë se LDK dhe VV janë aktualisht në parat me një dallim të vogël të votave dhe se fituesi do të përcaktohet pasi të numërohen të gjitha votat.

“Momentalisht jemi dy parti që kemi dalur të parat, LDK dhe VV me një dallim të vogël të votave dhe fituesi do të përcaktohet me rastin e certifikimit të votave, kur të numërohen të gjitha votat”.

“Ne edhe si parti kemi pas objektin themelor, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit e korrupsionit pastaj thellimit e bashkëpunimit me ndërkombëtarëve dhe rikthimin e relacioneve me BE kështu që ky objektiv do të mbetet edhe më tutje, në rast se LDK do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme apo pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka deklaruar Mustafa.

Më tutje ai ka thënë se një koalicion me VV mund të lidhet, por që ka ende punë për të bërë që të arrihet deri në një marrëveshje.

“E njoftova se kemi biseduar edhe me LVV për një mundësi për lidhjen e një koalicioni të përbashkët kemi vlerësuar se ky koalicion mund të bëhet, por se duhet të punohet edhe më tutje dhe jemi marrë vesh që edhe këtë javë, por edhe në ditët e ardhshme do të kemi kontakte dhe do të bashkëpunojmë për harmonizimin e objektivat qeverisës, me zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësisë, çështjet e sigurisë, funksionimin e shteti ligjor në atë mënyrë që kur të certifikohen zgjedhjet ta shohim se a mund të dakordohemi për një bashkëqeverisje”, ka deklaruar Mustafa./Gazeta Sinjali/