image Isa Mustafa thotë se po niset për një marrëveshje përfundimtare - Sinjali

Takimi/ Isa Mustafa thotë se po niset për një marrëveshje përfundimtare

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është nisur drejt takimit të paraparë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Nga selia e LDK-së, Mustafa është parë duke dalur bashkë me nënkryetarët e partisë, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Kreu i LDK-së tha se po niset për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

Nga selia e LDK-së, ku qëndroi për më shumë se 4 orë, Mustafa deklaroi se po niset për takim, derisa shpreson që sonte të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Kreu i LDK-së, i kishte dhënë afat kreut të VV-së, Albin Kurti që deri fund të javës që shkojë të shqyrtojë ofertën e kësaj partie në të kundërtën do të dilte me qëndrim se ajo është e paarritshme./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: