Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është nisur drejt takimit të paraparë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Nga selia e LDK-së, Mustafa është parë duke dalur bashkë me nënkryetarët e partisë, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.
Kreu i LDK-së tha se po niset për të arritur marrëveshjen përfundimtare.
Nga selia e LDK-së, ku qëndroi për më shumë se 4 orë, Mustafa deklaroi se po niset për takim, derisa shpreson që sonte të arrihet marrëveshja përfundimtare.
Kreu i LDK-së, i kishte dhënë afat kreut të VV-së, Albin Kurti që deri fund të javës që shkojë të shqyrtojë ofertën e kësaj partie në të kundërtën do të dilte me qëndrim se ajo është e paarritshme./Gazeta Sinjali/