image Isa Mustafa shprehë dëshirën që të bëhet president i Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Isa Mustafa shprehë dëshirën që të bëhet president i Kosovës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur dëshirën që të bëhet president i Kosovës pas dy vitesh.

Kreu i LDK-së ka thënë se do të ishte një nder i veçantë për të, por se ai nuk mundet ta bëj veten president.

 “Është një nder i veçantë që dikush me e mbyll karrierën e vetë politike me një përgjegjësi të tillë. Mirëpo as që mendoj që mundem me e bë vetën president, as që do t’a imponojë vetën si president të vendit”, ka deklaruar Mustafa në KlanKosova. 

Tutje Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. /Gazeta Sinjali/