image Isa Mustafa reagon për zgjedhjen e Krasniqit kryetar të PDK-së

Politikë

Isa Mustafa reagon për zgjedhjen e Krasniqit kryetar të PDK-së

news image

Pas zgjedhjes së Memli Krasniqit, në krye të PDK-së, ka reaguar edhe ish –kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai e ka uruar Krasniqin për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së, teksa ka theksuar se vlerëson punën e tij gjatë kohës sa ai ishte ministër në Qeverinë e Mustafës.

 “I uroj z. Krasniqi zgjedhjen për kryetar të PDK-së. Është çështje e interesit të kësaj partie për tu ballafaquar me sfidat e brendshme sikurse edhe me opozitarizmin”, tha Mustafa për lajmi.net.

Tutje Mustafa ka shtuar se Memlin e njeh tash e sa vite si bartës të pozitave të rëndësishme në PDK, kurse mendon se Konventa bëri zgjidhjen që e ka vlerësuar.

Memlin e njoh gjatë si veprimtar të PDK-së, si bartës të pozitave të rëndësishme në këtë parti, prandaj partia vlerësoj se ka bërë zgjidhjen që e ka vlerësuar”, shtoi ai.

Isa Mustafa tha se Krasniqin e kishte rival politik, por lëvdon punën e tij gjatë kohës kur ishte ministër në Qeverinë e tij, duke e vlerësuar për punën korrektësinë dhe sjelljen e tij.

Si LDK, e kemi pasur Memlin rival politik, por ka qenë edhe ministër në Qeverinë që unë e kam drejtuar. Kam qenë i kënaqur me punën, korrektësinë dhe sjelljen e tij karshi shtetit ligjor. I uroj suksese!”, përfundoi Mustafa.

Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetari i ri i PDK-së në konventën e dhjetë të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 prej tyre ishin kundër dhe 1 ka abstenuar.

Kujtojmë se Krasniqi ishte i vetmi kandidat për kryetar të kësaj partie. /Gazeta Sinjali/