image Isa Mustafa paralajmëron takim me Albin Kurtin: Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë

Kosovë

Zgjedhje/ Isa Mustafa paralajmëron takim me Albin Kurtin: Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar takim të ri mes tij, Vjosa Osmanit dhe kryetari të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se takimet me Kurtin do t’i vazhdojë aty ku i ka lënë.

Mustafa rezultatin e zgjedhjeve e ka cilësuar si tepër të ngushtë dhe se sipas tij fituesi do të dihet vetëm pas numërimit të të gjitha votave.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar

Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.

Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.

Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM