Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për ushtruesen e detyrës së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmanin dhe deputetin, Haxhi Avdylin shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa tha se nuk i llogaritë ata në partinë e tij.
“Nuk i llogarisim në LDK as Vjosa Osmanin e as Haxhi Avdylin, kanë vepruar kundër partisë”, tha Mustafa.
Gjithashtu u shpreh se Vjosa Osmani e ka përkrahur Shpejtim Bulliqin.
“Sa për Osmanin nuk mund ta them, se ajo nuk e ka drejtuar këtë proces, por ajo atëherë e ka përkrahur zotëri Bulliqin dhe më ka kritikuar mua se nuk po e kuptoj se çka po thotë Bulliqi”, tha Mustafa në Klan Kosova.