image Isa Mustafa mbron Vlora Çitakun për skandalin e "njohjes" nga Xhamajka

Kosovë

Politikë/ Isa Mustafa mbron Vlora Çitakun për skandalin e “njohjes” nga Xhamajka

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë për ambasadoren Vlora Çitaku se shkarkimi i saj nuk është kërkuar për shkak të skandalit të ‘njohjes’ nga Xhamajka.

Sipas Mustafës, Minstria e Jashtme nuk ka kërkuar shkarkimin e saj për punën e bërë, por pasi mandati i Çitakut është zgjatur jashtë procedurave.

“Ministria e Jashtme nuk ka dhënë vlerësim, pse e ka bërë punën keq, më vjen keq që po flasë për zonjën Çitaku, por ministria ka dhënë vlerësim së në pikëpamje të procedurave, asaj iu ka zgjatë mandati jashtë procedurave dhe unë mendoj se kjo çështje është dashtë të rregullohet edhe nga qeveria e kaluar”, ka thënë Mustafa në një emision në rtv21.

Megjithatë, Mustafa punën e Çitakut si ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerëson shumë dhe sipas tij, skandali i ‘njohjes’ nga Xhamajka nuk është skandal i saj.

“Kjo që ka ndodhur me Xhamajkën nuk ka qenë problem i saj, ajo nuk ka shkuar për shkak të skandalit, sepse nuk është skandal i saj. Pasi ajo ka njoftuar presidentin dhe ministrin e Jashtëm se po vjen një njohje e re dhe ka kërkuar të mos nguten për ta plasuar në publik”, ka thënë Mustafa.

Derisa, edhe Mustafa thotë se njohja e Kosovës nga shteti i Xhamajkës është ndalë nga dikush, pasi edhe ai kishte qenë i informuar se kjo njohje ishte punë e kryer.

“Dikush atë punë e ka ndalë në qiell, sepse edhe unë kam pas informata që ajo punë ka qenë e kryer”, ka thënë Mustafa./Gazeta Sinjali/