image Isa Mustafa: LDK me mua u rrit, asgjë në Kosovë nuk u bë pa ne

Politikë

Isa Mustafa: LDK me mua u rrit, asgjë në Kosovë nuk u bë pa ne

news image

Ish-kryetari i LDK-së,Isa Mustafa, ka folur për kohën sa ka udhëhequr me këtë parti. Gjatë kësaj kohe, ai thotë se asgjë në vend nuk është bërë pa LDK-në.

“Unë e kam marrë LDK-në diku në 128 mijë vota. E kam sjell në 205 mijë në zgjedhjet e parafundit. Gjithmonë kemi shkuar në rritje. Nuk kemi arritur gjatë asaj periudhe të dalim parti e parë. Konkurrente kryesore me PDK-në. Aty jemi sjell diku”, tha Mustafa.

“Ndoshta, në zgjedhjet e para ne kemi dalë e para, por ka qenë ajo koha e abuzimit masiv, ose vjedhjeve industriale që janë cilësuar edhe nga ndërkombëtarët”, tha Mustafa në T7.

Partia është konsoliduar mirë, kemi pasur rol të rëndësishëm. Asgjë s’është bërë në Kosovë pa LDK-në, pa involvimin e LDK-së dhe pa kyçjen e drejtpërdrejt të LDK-së gjatë asaj periudhe”, shtoi Mustafa./GazetaSinjali/