Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kujtoi në 23-vjetorin e rënies heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Mustafa tha se Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe luftëtar i pashoq.
“Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe padyshim Hero i Kosovës. Zahiri ishte luftëtar i pashoq i cili luftën e tij politike dhe ushtarake e bëri për dashurinë ndaj atdheut. Ai ishte organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve ndaj forcave serbe”, u shpreh Mustafa.
Për të tre heronjtë, Mustafa tha se ishin strategë të shquar dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë.
“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin strategët e shquar që në kohët e vështira luftuan për vendin tonë dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë tonë. Ata ranë heroikisht në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.
Lavdi jetës dhe veprës së Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, përfundoi Mustafa. /Gazeta Sinjali/