Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se sot do të takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Mustafa është para duke u futur para pak minutave në selinë e LDK-së, teksa ka thënë se do të ketë takim mes tij dhe Kurtit.
“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.
Kujtojmë se të premten ishte përfolur për një takim në rançin e Mustafës në Prapashticë, por që një gjë e tillë nuk ishte mohuar e as pohuar nga asnjëra parti.
Kujtojmë që kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit prej 15 ditësh kur duhet të thirret seanca e për votim të qeverisë së re./Gazeta Sinjali/