image Isa Mustafa kërkon nga Borell që sa më shpejtë të liberalizohen vizat për kosovarët

Kosovë

Takimi/ Isa Mustafa kërkon nga Borell që sa më shpejtë të liberalizohen vizat për kosovarët

news image

Kryetari i LDK-së është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ku përmes një komunikate të lëshuar nga LDK, Isa Mustafa i ka bërë të qartë shefit të diplomacisë së BE-së, qëndrimet e tyre edhe në raport me dialogun Kosovë- Serbi.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë thirrje institucioneve të BE-së, që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Mes tjerash, në takimin mes kryetarit Isa Mustafa dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, është diskutuar edhe për prioritetet e LDK-së, të cilat janë zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, zhvillimi i arsimit e shëndetësisë./ Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/photos/a.1612934832351120/2390606374583958/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARB8q7NTpH2DiVsD23Mz5rxYeBG7TV7IL67dHPBYNvZhy6NQ51gLg1HN0DqhTNINqu1jZtGlgEEmFxn7JVmUaqPB8-GCVfh9N826hM_9FYZVOjrFKyZkELuAPY3G49Fz-MNTi03b8nrzJKac8ZTpYBfV6yDiLw8BVuZZATUfXv1Rcoo_yfKz62gljnY8DNbjBfSvf1L3Bvpz7Y79K6JgqviL2aN4zzj9L9PsT0iGEQ_mLkgFk6eCONNCdFQ-5ePaO8Un0JIg0coX4mfQ57OD9CW3_xGcdfugNE6QYBLVPUud4l39xyKFjt5M6lZKzvJ6EiANs7Vw94fNZtOvT-JUrdCmF2Ip&tn=-R