Kryetari i LDK-së është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ku përmes një komunikate të lëshuar nga LDK, Isa Mustafa i ka bërë të qartë shefit të diplomacisë së BE-së, qëndrimet e tyre edhe në raport me dialogun Kosovë- Serbi.
Gjithashtu në komunikatë thuhet se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë thirrje institucioneve të BE-së, që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Mes tjerash, në takimin mes kryetarit Isa Mustafa dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, është diskutuar edhe për prioritetet e LDK-së, të cilat janë zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, zhvillimi i arsimit e shëndetësisë./ Gazeta Sinjali