image Isa Mustafa: Kemi kërkesë eksplicite nga SHBA-ja që taksa të mos zëvendësohet me reciprocitet

Kosovë

Isa Mustafa: Kemi kërkesë eksplicite nga SHBA-ja që taksa të mos zëvendësohet me reciprocitet

news image

Kryetari i Lidhjes Demoraktike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e ka komentuar vendimin e kryeministrit të vendit dhe partnerit të koalicionit qeverisës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës ndaj produketeve të Serbisë, për të cilin vendim tha se është dashur së pari të diskutohet e të trajtohet si çështje në qeveri e pastaj të publikohet si vendim.

“Unë nuk po them se e përkrahi apo nuk e përkrahi njoftimin e kryeministrit Kurti lidhur me taksën. Atë që Kurti e dha mbrëmë është dashur të shtrohet në Qeveri. Vendimet publikisht jepen vetëm pasi t’i ketë aprovuar Qeveria”, ka thënë Mustafa.

Tutje, i pari i LDK-së për Klan Kosovën ka thënë se kemi një kërkesë eksplicite të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku theksohet se taksa duhet të hiqet dhe të mos zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

“Kemi një kërkesë më eksplicite të SHBA-së që tarifa të hiqet dhe të mos zëvendësohet me reciprocitet. Ka edhe një deklaratë nga Bashkimi Evropian që e përshëndesin si hap propozimin e dhënë nga Kryeministri Albin Kurti”.

Tutje, kreu i LDK-së ka thënë se Kosova duhet të koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare para se të marrë një vendim lidhur me taksën.

“Unë mendoj se duhet të ulemi me bashkësinë ndërkombëtare [SHBA-në dhe BE-në] dhe të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në mënyrë që të ndërmerren masat që tarifa të hiqet, por po ashtu të detyrohet Serbia që të heq dorë nga të gjitha masat jo-tarifore dhe të heq dorë prej propagandës ose fushatës që po e bënë kundër njohjeve të Kosovës edhe të hapet pastaj rruga për njohjen e ndërsjellë”./GazetaSinjali/