image Isa Mustafa ia lëshon disa fjalë Kurtit: Kështu e ka Referendumi, të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë

Politikë

Isa Mustafa ia lëshon disa fjalë Kurtit: Kështu e ka Referendumi, të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë

news image

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar mbi gjendjen energjetike në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Facebook, iu ka referuar qeverisë Kurti si ‘qeveri plebishtare’.

Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendos“, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë që Kosova po ballafaqohet me krizën energjetike, njëjtë si shumë vende të botës. Kjo ka shkaktuar që të ketë reduktime të shpeshta të rrymës. /GazetaSinjali/