image Mustafa i reagon Tërmkollit: Nëse ke lidhje fol me Rrahman Morinën

Kosovë

Mustafa i reagon Tërmkollit: Nëse ke lidhje fol me Rrahman Morinën

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është përgjigjur akuzave të ish-deputetës së partisë së tij Melihate Tërmkollit, ku kjo e fundit tha se kryetar u rizgjodh një ministër i Rrahman Morinës.

Për herë të parë duke folur para mediave pas marrjes së mandatit të tretë të udhëheqjes së LDK-së, Isa Mustafa, I ka reaguar edhe Melihate Tërmkollit.

I pyetur nga gazetarët për akuzat që Tërmkolli i ka bërë Mustafës, ai tha:

“Se kisha komentu fare, le ta komentojë Melihatja. Nëse ka i ka mbetë ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me fol Melihatja”, tha Mustafa para mediave, raporton Sinjali.com

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli është prononcuar para mediave pasi ka folur rreth zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së.

Tërmkolli ka thënë se ky Kuvendi Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste.

“Mund të them me keqardhje, sot ndodhi nje veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. As fjala nuk mu dha. Sepse në krye të LDK-së e kemi ministrin e Rrahman Morinës” është shprehur Tërmkolli.

Tërmkolli ka thënë se zhvillimi i këtij kuvendi është i ngjashëm me metodat e shërbimeve të fshehta./Sinjali