image Isa Mustafa: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Politikë

Isa Mustafa: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj Samitit i cili po mbahet në Bruksel, duke thënë se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi person i cili ka bllokuar procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, bllokues është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se: “me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin”.

“Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, ka shkruar Mustafa.

/GazetaSinjali/