image Isa Mustafa-Albin Kurtit: Marrëveshja e Washingtonit nuk është marrëveshje private e Avdullah Hotit

Politikë

Isa Mustafa-Albin Kurtit: Marrëveshja e Washingtonit nuk është marrëveshje private e Avdullah Hotit

news image

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur rreth raportit të Departamentit Amerikan të Energjisë për menaxhimin e Ujmanit, të cilin dje Ambasada e SHBA-së ia ka dorëzuar Qeverisë “Kurti”, përcjell Gazeta Sinjali.

Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që do ta ndihmonte diskutimin midis palëve (Kosovës dhe Serbisë )për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

Mustafa që ishte kryetar i partisë që qeveriste me vendin dhe nënshkroi këtë marrëvshje, ka treguar nëse pas këtij raporti Qeveria “Kurti” duhet që ta zbaton marrëveshjen e 4 shtatorit, pas thirrjeve të presidentit Joe Biden, se të gjitha marrëveshjet në Ballkanin Perëndimor, duhet të zbatohen në të kundërtën SHBA-ja do të vë sanksione.

Për një shtet me rëndësi të madhe është kontinuiteti i qeverisjes, sepse partnerët nuk parapëlqejnë të bashkëpunojnë dhe të  investojnë në një vend ku një qeveri nuk zbaton zotimet, marrëveshjet dhe obligimet e qeverisë dhe qeverive paraprake. Nuk parapëlqejnë as bankat dhe institucionet financiare ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa për Front Online.

Tutje ai tha se është në përgjegjësinë Qeverisë “Kurti” nëse do ta zbatojë këtë raport.

Studimi i fizibilitetit për Ujmanin nga SHBA është një kontribut i veçantë, por edhe hap që tregon seriozitetin e SHBA-së ndaj kësaj marrëveshjeje. Çështja se a do ta zbatojë Qeveria këtë raport të studimit është në përgjegjësinë e Qeverisë. Ajo duhet ta studiojë dhe të deklarohet qartë për të”, tha ai.

Mustafa tha se Marrëveshja e Uashingtonit nuk është marrëveshje private e Avdullah Hotit, por e Qeverisë së Kosovës dhe këtë duhet që ta kuptojë Kurti dhe partitë politike.

Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshje e Qeverisë së Kosovës. Nuk është marrëveshje private e z. Avdullah Hoti. Këtë duhet ta kuptojë Qeveria ‘Kurti’, por edhe çdo subjekt politik parlamentar”, shtoi ai.

Ish-kryetari i LDK-së, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të kenë frikë nga Lëvizja Vetëvendosje për tu deklaruar rreth marrëveshjes së Uashingtonit dhe raportit të fizibilitetit, pasi që siç ta ai deklarimet e tyre mund t’i ndihmojnë Vetëvendosjes që të sillet si parti në pushtet dhe jo si opozitë e shtetit të Kosovës.

Nuk duhet të kenë frikë nga Vetëvendosja as deputetët dhe grupet parlamentare që të deklarohen qartë për këtë marrëveshje dhe për këtë raport të fizibilitetit. Me këtë mund t’i ndihmojnë edhe Vetëvendosjes që ta kuptojë se duhet të sillet si parti në pushtet e jo të vazhdojë t’i bëjë opozitë shtetit të Kosovës, qeveri e të cilit është”, shtoi ai.

Ujmani është një liqe artificial i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës.

Raporti i Departamentit Amerikan, për këtë liqen ka nxjerrë katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Liqeni i Ujmanit:

  1. Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për tu rritur siguria e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.
  2. Zbatimi i sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin Ujman për të rritur të hyrat e termocentralit dhe për të mbështetur më tej balancimin e ngarkesës. Duke përdorur sistemet SCADA, përmirësoni infrastrukturën e ujit dhe elektricitetit në sistemin në Ujman. Lidhja e të dhënat e siguruara dhe kontrollet me sistemin menaxhues të energjisë KOSTT, do të ofrohen mundësitë për KOSTT-in që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike. Për hidrocentralin Gazivodë/Ujman, parashikimet për kërkesat për energji ndër të tjera do të rrisnin të hyrat, duke planifikuar operacionet e energjisë ujore kur çmimet janë të lartas. Marrëveshjet operuese janë të nevojshme. Të dhënat SCADA mund po ashtu të përdoren për të informuar planifikimin e modeleve të sistemit të energjisë dhe për të ndihmuar të të identifikohen investimet e nevojshme në infrastrukturë që mund të duhen për të ofruar shërbime operacionale më ekonomike, ndër të shtohet fleksibiliteti i nevojshëm për të integruar energjinë së ripërtërishme.
  3. Zbatimin e një komisioni lumor dhe vlerësimi i shërbimeve të lumenjve. Formimi një komision i Lumit Ibër i cili do të mbështetëse operimet akterët rajonalë dhe koordinonte operimet e lumit. Një komision i lumit do të përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë ndërmarrjen e aksioneve nga palët për të ndikuar direkt në furnizim me ujë dhe shërbime lumore për të dyja palët. Për këtë, SHBA-ja ka thënë se ka rishikuar nëntë marrëveshje ndërkufitare të lumenjve në Evropë. Sipas SHBA-së, asnjë nga këto marrëveshje evropiane nuk i mbulon sfidat rajonale të lumit Ibër. Për këtë ka propozuar një koordinim teknik siç zhvillohet në lumin Columbia, në bazë të Traktatit mes SHBA-së dhe Kanadasë./ Gazeta Sinjali/