image Ironizon Sali Berisha: Edi Rama laurohet me çmimin Çubrilloviç

Shqipëri

Ironizon Sali Berisha: Edi Rama laurohet me çmimin Çubrilloviç

news image

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Akademia e Shkencave të Serbisë do ta nderojë atë me një çmim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo akademi është duke e përgatitur vendimin për akordimin e çmimit të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Akademia e Shkencave e Serbisë thuhet se po përgatit vendimin për akordimin e Çmimit të Zi të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria Edi Ramës. Në vitet 2014-2018 Rama me politikat e tij të kalkuluara për përzënie të qytetarëve, deboi nga Shqipëria për në vende të tjera 31% të qytetarëve të saj. Pra ai meriton çmimin sepse dëboi në 7 vite nga vendi i tij më shumë se sa kanë dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend çdo luftë botërore, lokale apo civile”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, akademia serbe ia njeh merita të veçanta Ramës në shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarëve në Shqipëri.

Në doktrinën e tij të spastrimit etnik të trojeve shqipare, akademiku kriminel Çubrilloviç parashikonte shkatërrimin e nënës shqiptare sepse ajo lind dhe rrit shumë femijë. Akademia konstaton se në 7 vite kryesisht për shkak të politikave të Edi Ramës vetëm për në hapsirën e BE u larguan 744 mijë shqiptarë nga të cilët 520 mijë janë të rinj dhe femijë. Një komb pa femijë dhe të rinj të ardhme nuk ka”, ka shkruar Rama.

/GazetaSinjali/