image Ironia e deputetit: Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, dasma

Kosovë

Ironia e deputetit: Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, dasma

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar me ironi pas 129 rasteve të reja të konfirmuara dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“129 raste pozitive me COVID-19 dhe 34 raste të vdekjes!!
Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, për dasma, për pushime…!”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas tij, ish-qeveritarët, qeveritarët aktualë dhe disa qytetarë po e neglizhojnë rrezikun e pandemisë.

“Si duket ish qeveritarët, qeveritarët dhe disa qytetarë shëndetin po e konsiderojnë lluks, po neglizhohet rreziku i pandemisë”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/photos/a.326876117437257/2002941863163999/?type=3&theater