image Irlanda Veriore nuk ka fituar kurrë një ndeshje të Ligës së Kombeve

Futboll

Irlanda Veriore nuk ka fituar kurrë një ndeshje të Ligës së Kombeve

news image

Kosova do ta luajë sonte ndeshjen e tretë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët do ta mirëpresin në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Iralandës Veriore me fillim nga ora 20:45.

E kur jemi te Irlanda Veriore, ata duket se nuk kanë një rekord aspak të mirë në kompeticionin e ri të UEFA-së, siç është Liga e Kombeve.

Në fakt, Irlanda Veriore nuk numëron asnjë fitore në Ligën e Kombeve, që nga inaugurimi i këtij kompeticioni nga UEFA, shkruan Sinjali Sport.

Në 12 përballje në Ligën e Kombeve, Irlanda Veriore ka 9 humbje, tre barazime dhe asnjë fitore.

Në dy ndeshjet paraprake të këtij edicioni të ri, Irlanda Veriore humbi të parën në shtëpi ndaj Greqisë dhe barazoi të dytën si mysafir ndaj Qipros.

Ndërkohë Kosova fitoi ndeshjen e parë ndaj Qipros si mysafir, për të humbur në shtëpi ndaj Greqisë.

Kosova shihet favorit në këtë sfidë përkundër mungesave, dhe duke parë këtë rekord të kundërshtarit, kjo duhet t’i motivojë Dardanët që të luftojnë dhe të nxjerrin të tre pikët nga ky ballafaqim.

/GazetaSinjaliSport/