image Irlanda përgatitet për festën e "Halloween"

Botë

Botë/ Irlanda përgatitet për festën e “Halloween”

news image

Në shtetin e Irlandës këtë vit festa e “Halloween”, do të festohet me shumë stil.

Më 31 tetor do të mbahet një festival i madh i quajtur “Puca Festival”, në tri qendra historike të vendit.

3 netë të paharrueshme për të festuar shpirtin e vërtetë të “Halloween” mes muzikës, gastronomisë, dritave shumëngjyrëshe dhe maskave të frikshme.

Festivali do të karakterizohet nga risi të ndryshme, por nuk do të harrohet as tradita e vjetër irlandeze, vend nga i cili vjen dhe vetë festa e “Halloween”.

Sipas ekspertëve dhe zbulimeve arkeologjike, “Halloween” vjen nga tradita e vjetër kelte e Samhain dhe ishte një festë që shënjonte fundin e vitit të vjetër dhe fillimin e të riut./Gazeta Sinjali/