image Irina Shayk flet për herë të parë për ndarjen nga aktori i njohur

Bota e Yjeve

Showbiz/ Irina Shayk flet për herë të parë për ndarjen nga aktori i njohur

news image

Modelja e njohur me famë botërore, Irina Shayk, ka folur për herë të parë për lidhjen katër vjeçare me aktorin gjithashtu të njohur, Bradley Cooper.

Këtë Shayk e ka bërë së fundmi në një intervistë për revistën “Vouge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Modelja ndër të tjera ka thënë se e cilëson veten fatlume, anipse lidhja e tyre nuk funksioni.

“Mendoj se kemi qenë të dy shumë me fat që përjetuam diçka të tillë…Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është natyra njerëzore. Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë”, citohet të ketë thënë Irina.

Bradley dhe Irina janë prindër të një vajze dy vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Lea De Seine Shayk Cooper./Gazeta Sinjali/