image Iranit i dështon lansimi i satelitit në orbitë

Botë

Botë/ Iranit i dështon lansimi i satelitit në orbitë

news image

Irani ka dështuar në përpjekjet për të lansuar sot një satelit të prodhimit vendor në orbitë.

“Lansimi i satelitit është bërë me sukses, por ai nuk ka arritur në orbitë siç ishte planifikuar”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për televizionin shtetëror iranian.

Shtetet e Bashkuara kanë frikë se teknologjia balistike me rreze të gjatë, e përdorur për të dërguar satelitët në orbitë, mund të përdoret gjithashtu për të lëshuar koka bërthamore.

Teherani mohon që aktivitetet e lidhura me satelitin janë një front për zhvillimin e raketave, duke pretenduar se nuk ka zhvilluar armë bërthamore./Gazeta Sinjali/