image Irani turpërohet me rënien nga orbita në oqean të satelitit të sapolëshuar

Ministri/ Irani turpërohet me rënien nga orbita në oqean të satelitit të sapolëshuar

news image

Ambicjet hapësinore të Iranit duket e kanë pësuar një goditje të sikletshme teksa sateliti i tij i fundit që duhet të orbitonte tokën në lartësi prej 500 miljesh, është përplasur në oqeanin Indian.

Sonda e quajtur Zafar, që në gjuhën vendase Farsi do të thotë ‘fitore’, u shkëput dje nga raketa e saj Simorgh por ministri i mbrojtjes Ahmad Hosseini njoftoi më vonë se nuk kishte mundur të arrinte në orbitë.

“Motorët e fazës 1 e fazës 2 të transportueses funksionuan në rregull dhe sateliti arriti të shkëputej me sukses nga raketa e tij. Por në fund të udhëtimit të tij mjeti nuk arriti dot shpejtësinë e kërkuar për të arritur në orbitë”, shpjegoi ai.

Edhe ministri iranian i informacioni e komunikimeve pranoi se gjërat nuk kishin shkuar sipas planit.

“Dëshiroja t’ju bëja të lumtur me lajme të mira por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë. Lëshimi nuk ishte i sukseshëm”, tha Azari-Jahromi. /Gazeta Sinjali/