image Irani po heton helmimin e 650 nxënëseve

Botë

Irani po heton helmimin e 650 nxënëseve

news image

Të paktën 650 vajza janë helmuar me gaz toksik në Iran, që nga nëntori, në atë që shumë besojnë se është një përpjekje për t’i detyruar shkollat e tyre që të mbyllen.

Asnjë nga vajzat e helmuara nuk kanë vdekur, mirëpo dhjetëra prej tyre kanë vuajtur nga problemet me organet e frymëmarrjes, marramendja dhe lodhja.

“Është evidente që disa njerëz donin që të gjitha shkollat, e posaçërisht ‘shkollat e vajzave’ të mbylleshin”, ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë, raportoi BBC-ja.

Megjithatë, ai më vonë tha se komentet e tij ishin keqinterpretuar.

Prokurori i Përgjithshëm njoftoi javën e kaluar se po niste një hetim penal, por tha se informacioni i disponueshëm tregonte vetëm “mundësinë e veprimeve kriminale dhe të paramenduara”. Ndërkohë, zhgënjimi publik po vazhdon të rritet.

Helmimi i parë ndodhi më 30 nëntor, kur 18 nxënëse nga Shkolla Teknike “Nour” u dërguan në spital. Që atëherë, më shumë se 10 shkolla për vajza janë vënë në shënjestër në krahinën përreth.

Të paktën 194 vajza raportohet se janë helmuar gjatë javës së kaluar në katër shkolla në qytetin e Borujerdit, në provincën perëndimore të Lorestanit.

Vajzat e helmuara kanë raportuar erën e mandarinës apo peshkut të kalbur përpara se të sëmuren.

Disa prindër kanë thënë se fëmijët e tyre ishin të sëmurë për javë të tëra pas helmimit.

/GazetaSinjali/