Irani ka dënuar dje Uashingtonin për dislokimin e nëndetëseve me mbushje bërthamore të shpërthimit të vogël bërthamor, duke thënë se lëvizja shton gjasat e luftës jo-konvencionale.
“Veprime të tilla provokative duhet të dënohen,” tha Mohsen Baharvand, zv. minsitri iranian i cështjeve ndërkombëtare, gjatë konferencës së çarmatosjes në Gjenevë, duke shtuar se kjo shton gjasat e luftës bërthamore dhe përshpejton garën e armatimeve bërthamore.
Pentagoni njoftoi këtë muaj se marina amerikane ka lëshuar në shërbim raketa balistike për nëndetëset me mbushje minimale bërthamore, duke pretenduar se vendimi vjen për të parandaluar avancime të ngjashme nga kundërshtarët.
Ekspertët thonë se forca shpërthyese e këtyre raketave mini-atomike është sa e bombës që u lëshua në Hiroshima.
Uashingtoni ka akuzuar prej kohësh Iranin se kërkon të prodhojë armë bërthamore, çka është mohuar me insistim nga Teherani. /Gazeta Sinjali/