Irani ka liruar përkohësisht rreth 85 mijë të burgosur, duke përfshirë të burgosurit politikë në përgjigje të epidemisë së koronavirusi.
“Rreth 50% e të liruarve janë të burgosur që lidhen me sigurinë … Gjithashtu në burgje kemi ndërmarrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin”, tha zëdhënësi Gholamhossein Esmaili.
Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi ka arritur në 853 dhe gjithsej 14 mijë e 991 njerëz janë konfirmuar të infektuar në të gjithë vendin, një nga shpërthimet më të këqija kombëtare jashtë Kinës, nga origjina e virusit të ri.
Shumë iranianë kanë injoruar thirrjet e autoriteteve shëndetësore për të qëndruar në shtëpi, por institucionet kanë mbyllur vendet e shenjta myslimane shiite të vendit dhe faltoret në Teheran dhe Qom, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të Iranit./Gazeta Sinjali/