image Irani lëshon fletarrest ndaj Trumpit, i kërkon ndihmë Interpolit për ta arrestuar

Botë

Irani lëshon fletarrest ndaj Trumpit, i kërkon ndihmë Interpolit për ta arrestuar

news image

Qeveria iraniane ka lëshuar fletarrest ndaj presidentit amerikan Donald Trump për vrasjen e komandantit Qasem Soleimani në janar, njoftoi të hënën agjensia iraniane, Fars, transmeton Gazeta Sinjali.

Teherani thuhet se po kërkon ndihmë edhe nga Interpoli për ta arrestuar Trumpin.

Soleimani drejtoi Forcën e Kudsit të Iranit, krahu i jashtëm i operacioneve të trupave paraushtarake elitare të Gardës Revolucionare Islamike. Administrata Trump e etiketoi atë si terrorist, dhe Washingtoni e konsideroi përgjegjës për vdekjen e qindra trupave amerikane në Irak.

62-vjeçari Soleimani u vra në një operacion me avion të urdhëruar nga Trump në fillim të janarit ndërsa në kryeqytetin irakian të Bagdadit, veprim që nxiti tensione rajonale.

Pasoi një sulm hakmarrës nga Irani bazat irakiane që strehojnë trupat amerikane.

Administrata Trump deri më tani nuk është përgjigjur në lidhje me njoftimin e Iranit. /Gazeta Sinjali