image Irani ka ndërprerë bashkëpunimin me Ukrainën për aeroplanin e rrëzuar

Botë

Botë/ Irani ka ndërprerë bashkëpunimin me Ukrainën për aeroplanin e rrëzuar

news image

Irani ka ndërprerë  bashkëpunimin me Ukrainën në hetimet për rrëzimin e aeroplanit ukrainas nga një raketë iraniane muajin e kaluar, ku si pasojë e këtij incidenti kanë vdekur 176 persona.

Irani fillimisht nuk ka pranuar rrëzimin e aeroplanit më 8 janar, mirëpo presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy ka thënë se një bisedë e publikuar e pilotit me zyrtarë të kontrollit ajror, ka treguar se Irani e ka ditur menjëherë se ka qëlluar aeroplanin me raketë.

Piloti iranian kishte pretenduar se ai pa një flakë si zjarr rakete në qiell dhe më pas shpërthimin, transmeton Gazeta Sinjali.

Në atë kohë, Irani ka qenë i alarmuar për shkak të nisjes së raketave balistike në dy baza ushtarake në Irak, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani me dron amerikan në Bagadad.

“Ne nuk do të ofrojmë më asnjë dokument për ukrainasit”, ka thënë udhëheqësi i ekipit iranian të hetuesve, Hassan Rezaeifar, për agjencinë e lajmeve në Iran, Mehr.

Ukraina dëshiron të shikojë regjistruesit e fluturimeve në kutinë e zezë, mirëpo Irani ka ngecur me javë të tëra dhe po insiston të përpiqet të nxjerrë informacionin në Teheran./Gazeta Sinjali/