image Irani fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi, shkon në 210 numri i të vdekurve

Shëndetësi

Botë/ Irani fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi, shkon në 210 numri i të vdekurve

news image

Të paktën 210 njerëz në Iran kanë vdekur si rezultat i përhapjes së virusit vdekjepururës, bënë me dije burime në sistemin shëndetësor të vendit për BBC.

Shumica e viktimave janë nga kryeqyteti, Teherani dhe qyteti i Qom, ku u shfaqën për herë të parë rastet e infektuara me koronavirus.

Shifra është gjashtë herë më e lartë se numri zyrtar i vdekjeve, 34, të dhënë nga ministria e Shëndetësisë, të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë, Kianoush Jahanpour, këmbënguli se po bëhej transparent dhe akuzoi BBC për përhapjen e ‘fake news’./Gazeta Sinjali/