image Irani: Do rishikojmë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Botë

Siguri/ Irani: Do rishikojmë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

news image

Kryetarit të Parlamentit iranian, Ali Larijani, ka deklaruar se Irani do të rishikojë bashkëpunimin me misionin mbikëqyrës bërthamor të Kombeve të Bashkuara nëse do të përballet me masa “të padrejta”.

Kjo deklaratë është bërë pas një vendimi të fuqive të mëdha për të vënë në lëvizje një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeje në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Teheranin të vitit 2015.

Vendimi i Francës, Britanisë dhe Gjermanisë ngrihet në nivelin e një akuze zyrtare ndaj Iranin për shkelje të kushteve të marrëveshjes dhe mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të OKB-së të cilat u hoqën pasi hyri në fuqi pakti.

“Ne deklarojmë hapur se nëse fuqitë evropiane, për ndonjë arsye adoptojë një qasje të padrejtë në përdorimin e mekanizmit të mosmarrëveshjeve, ne do të rishikojmë seriozisht bashkëpunimin tonë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, ka thënë zoti Larijani sipas televizionit shtetëror.

Teherani i ka braktisur gradualisht angazhimet e tij në kuadër të paktit si reagim ndaj sanksioneve amerikane të cilat u rivendosën pasi SHBA-ja braktisi marrëveshjen bërthamore në vitin 2018. /Gazeta Sinjali/