image Iran-një burrë dënohet me vdekje për spiunim për CIA-n

Botë

Botë/ Iran-një burrë dënohet me vdekje për spiunim për CIA-n

news image

Irani ka dënuar me vdekje një person për spiunim për CIA-n dhe dy të tjerë me nga dhjetë vjet burg për të njëjtin krim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se personi i katërt u dënua po ashtu me dhjetë vjet burg për spiunim për Britaninë.

Aktgjykimet vijnë në kohën e tensioneve të larta midis Teheranit dhe Washingtonit, për shkak të tërheqjes së këtij të fundit nga një marrëveshje bërthamore, në maj të vitit të kaluar.

Donald Trump që nga ajo kohë ka vendosur vazhdimisht sanksione mbi ekonominë iraniane.