Deputetët në Parlamentin e Irakut kanë miratuar një rezolutë, ku kërkojnë largimin e trupave të huaj, pasi SHBA vrau gjeneralin Qasem Soleimani.
Parlamenti në Bagdad gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e forcave të huaja që përdorin tokën, hapësirën ajrore ose detin e Irakut.
SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht si këshilltarë.
Mijëra irakianë morën pjesë në funeralin e gjeneralit për Soleimani.
Parlamenti i Irakut u mblodh ndërsa qindra mijëra njerëz dolën në Iran për të funeralin e Soleimani.
Rezoluta u miratua nga parlamenti i Irakut të Dielën pasi Kryeministri i përkohshëm, Adel Abdul Mahdi, gjatë një fjalimi para deputetëve bëri thirrje për t’i dhënë fund prezencës së huaj ushtarake. /Gazeta Sinjali/