image Ipponi i Distria Krasniqit vlerësohet si më i miri në Mastersin e Kinës

Sporte Luftarake

Sport/ Ipponi i Distria Krasniqit vlerësohet si më i miri në Mastersin e Kinës

news image

Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e ka shpallur Ipponin e xhudistes kosovare Distria Krasniqit, si më të mirin në Mastersin e Kinës. Ippon ky të cilin xhudistja kosovare e bëri në sfidën kundër Narantsetseg Ganbaatar.

IJF përmes rrjetit social Twitter, ka bërë të ditur se i ka përzgjedhur pesë Ipponet më të mira dhe ai Distrias pozicionohet në vendin e parë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se Distria Krasniqi, javën e kaluar fitoi medaljën e artë në Mastersin e xhudos në Qingdao të Kinës.

Krasniqit medalja i artë i solli edhe 1800 pikë të tjera oplimike/Gazeta Sinjalit/