image IPK rekomandon suspendimin e dy policëve që u arrestuan sot në Prizren

Siguri

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve që u arrestuan sot në Prizren

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e rreshterit të stacionit veriu në Prizren, Ihsan Fetahajt, i cili dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit” dhe zyrtarit policor, Kujtim Gilani, i dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Inspektorati Policor ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e Fetahajt dhe Gilanit.

“Katër të dyshuarve të arrestuar në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarët policorë”, thuhet në kumtesën e IPK-së.

Ky inspektorat bën të ditur se hetimet për këtë rast kishin nisur nën dyshimin se dy zyrtarët në fjalë ishin përfshinë në aktivitete të kundërligjshme.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një objekt banesor në Prizren, gjatë bastisjes së të cilit janë gjetur dhe janë konfiskuar disa dokumente dhe gjëra të tjera lidhur me lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/