image Dhuna që përfundoi me vrasje: IPK nis hetimet ndaj zyrtarëve policorë që trajtuan rastin e gruas së vrarë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Dhuna që përfundoi me vrasje: IPK nis hetimet ndaj zyrtarëve policorë që trajtuan rastin e gruas së vrarë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se sipas detyrës zyrtare kanë filluar filluar një hetim paraprak, lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rastit të vrasjes së Hamide Magashit.

“Ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar filluar një hetim paraprak”, thonë nga IPK.

Më tej Inspektorati Policor i Kosovës tregojnë se kanë autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga  departamentet operative  të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë.

“Veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me institucionet tjera relevante”, thanë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

/GazetaSinjali/