Këto ditë kemi pasur rastin të shohim një sërë analizash lidhur me shitjen e telefonave gjatë vitit që lamë pas. Siç dihet, pavarësisht mungesave, shitja është rritur në raport me vitin 2020, dhe top pesë kompanitë më të mëdha kanë shënuar rritje – qoftë ajo një rritje e lehtë.
Megjithatë një e dhënë që i është “shmangur” radarit dhe që është tejet interesant, është se flitet për telefonat e segmentit premium – pra mbi 800 dollarë. E në këtë aspekt është e habitshme sesi bindshëm prinë iPhone.
Në fakt në segmentin premium, Apple gjatë vitit të kaluar ka marrë nën kontroll 79 për qind të tregut global. Një shifër e madhe që Apple e pozicionon në krye të kësaj industrie.
Në anën tjetër Samsung gjatë vitit 2021 ka arritur të “marrë” vetëm 18 për qind të tregut premium. Kujtojmë që ky vlerësim bëhet për telefonat me çmim mbi 800 dollarë.
Shitja e dobët e Galaxy 21 ka ndikuar shumë në këtë, por rol të madh ka luajtur edhe Apple që gjatë vitit të kaluar arriti të bind të josh klientë të rinj. /GazetaSinjali/