image Inzaghi nënshkruan kontratë të re me Interin - Këto janë detajet e marrëveshjes

Futboll

Inzaghi nënshkruan kontratë të re me Interin – Këto janë detajet e marrëveshjes

news image

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është pranë rinovimit të kontratës me Interin.

Tekniku italian do të ‘shpërblehet’ nga bordi zikaltër pas dy titujve të fituar me Nerazurët.

Sipas Fabrizio Romanos, ai është i vendosur për të nënshkruar kontratë të re.

“Menaxheri i Interit, Simone Inzaghi është vendosur të nënshkruajë kontratë të re deri në qershor 2024 me një opsion për sezonin e mëtejshëm. Do të përmirësohet edhe paga“, ka shkruar Romano.

Ai ka folur edhe për situatën e Romelu Lukakut.

“Bisedimet për marrëveshjen e Romelu Lukakut me Chelsean janë ende në vazhdim sot – 7 milionë euro plus tarifën shtesë të huazimit tani ndodhet në tryezë”, ka përfunduar Romano.

/GazetaSinjaliSport/