image Vieri: Lukaku blerje e domosdoshme për Interin, bashkë me Lautaron shënojnë 60 gola

Futboll

Vieri: Lukaku blerje e domosdoshme për Interin, bashkë me Lautaron shënojnë 60 gola

news image

Christian Vieri njihet për të thënë gjithmonë atë që mendon dhe gjithashtu në intervistën e dhënë sot për “Gazzetta dello Sport”, ka bërë një koment rreth Interit.

“Askush nuk lëviz si Lukaku në fushën e lojës. Me Lautaron janë të gatshëm dhe të aftë të realizojnë rreth 55-60 gola të dy së bashku, janë dy nga më të fortët në Europë.

Nëse vjen edhe Dybala? Blerja thelbësore ishte Lukaku, por nëse vjen Dybala, akoma edhe më mirë. Interi nëse mundet ta marrë argjentinasin, jam i sigurt që zikaltërit do të kishin një ekip për t’u pasur frikë nga të gjitha ekipet.

A mund të luajnë të tre bashkë në repartin e sulmit? Vështirë sepse Inzaghi nuk mund të heqë dorë nga skema 3-5-2. E vetmja gjë që mund të bënte Inzaghi është që të aktivizonte Dybala pas dyshe Lu-La“, është shprehur Vieri.

/GazetaSinjaliSport/