image Intervistimi i Loredanës në Prokurorinë e Luzernit, zvicerania tregon se si përgjigjej reperja

Bota e Yjeve

Intervistimi i Loredanës në Prokurorinë e Luzernit, zvicerania tregon se si përgjigjej reperja

news image

Zvicerania Petra Z. ka treguar se si ka shkuar marrja në pyetje e reperes kosovare, Loredana Zefi, të cilën ajo e akuzon se ia mori qindra mijëra franga.

Petra Z. dhe avokati i saj u lejuan të ishin të pranishëm në dhomën e ku Loredana u mor në pyetje.

“Loredana ishte atje kur shkuam. Ajo kurrë nuk më shikoi në sy, e shikonte vetëm avokatin e saj”, tha Petra Z për 20 minuten, transmeton Gazeta Sinjali.

Seancat dëgjimore për rastin ku Loredana akuzohet për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje ishin planifikuar të zhvillohen në shkurt dhe prill, por u shtynë në 18 dhe 22 qershor për arsye të ndryshme.

“Pas marrjes në pyetje sot, me siguri nuk do të ketë më”, tha Petra Z. Arsyeja: “Në shumicën e pyetjeve Loredana u përgjigj me “s’kam informacion”.

Raporti tani do t’i përcillet prokurorit publik, i cili më pas do të vendosë nëse do të ngritë aktakuzë.

Sipas Petra Z., avokati i saj është i sigurt se kjo do të ndodhë. “Në qoftë se nuk ka ndonjë marrëveshje më parë për shumën e parave. Për mua, megjithatë, një gjë është e sigurt: Unë i dua të gjitha paratë e mia”, tha ajo.

Edhe pse Loredana ishte e sigurt gjatë marrjes në pyetje, dukej e qetë dhe buzëqeshi në disa pyetje, Petra Z. është e sigurt për një gjë: “Ajo thjesht dëshironte t’i hudhte poshtë akuzat”.

“Sipas mendimit tim, prokurori publik ka prova të mjaftueshme. Për më tepër, Loredana kundërshtoi veten në deklaratat e mëparshme, për shembull duke inkriminuar fillimisht një vëlla dhe më pas një tjetër. Ajo u pyet edhe për këtë sot”, tha Petra.

Gruaja nga Valais dhe burri i saj Hans Z. e akuzojnë Loredanën se ajo bashkë me vëllezërit e saj ua morën 700,000 franga.

Nëse akuzat për Loredanën vërtetohen, ajo, përveç tjerash, mund të dëbohet nga Zvicra. Sidoqoftë, prezumimi i pafajësisë vlen ende për të. /Gazeta Sinjali/