image “Intervenimet që i bënë Komuna e Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë janë vetëm për ta zbutur situatën"

Sociale

“Intervenimet që i bënë Komuna e Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë janë vetëm për ta zbutur situatën”

news image

Njëri nga problemet kryesore në komunën e Prishtinës mbetet të jenë qentë endacakë, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtoresha për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, ka deklaruar se kjo komunë bënë intervenime sa i përket qenve endacakë më shumë për ta zbutur situatën sesa për të bërë zgjidhje afatgjate.

“Të gjitha intervenimet që ne i bëjmë si komunë janë më shumë intervenime për ta zbutur situatën sesa për ta bërë një zgjidhje afatgjate. Duhet shikuar ndoshta edhe modifikime ligjore në mënyrë se si të trajtohen qentë që lëshohen prej pronarëve. Është po ashtu e rëndësishme që të kemi mundësinë dhe të gjejmë mundësi për t’i vënë në kontakt me ata që janë të interesuar t’i adoptojnë”, ka thënë Braha në KTV.

Po ashtu, Braha bëri të ditur se këtë vit, Komuna e Prishtinës ka ndarë 250 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë.

Sipas saj, komuna ka dy lloje të trajtimeve të qenve endacakë që janë vaksinimi e sterilizimi dhe pika ushqyese për këtë qenë.

Gjithashtu, ajo u shpreh se një problem të madh po paraqesin qentë që po lirohen prej pronarëve të tyre e të cilët deri në momentin e lirimit kanë qenë të mësuar me ambient tjetër dhe pastaj kur dalin në rrugë u ndryshon gjendja./Gazeta Sinjali/