image Intervenime teknike, disa lagje në Prishtinë nesër do të mbesin pa ujë

Kosovë

Intervenime teknike, disa lagje në Prishtinë nesër do të mbesin pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër do të ketë disa intervenime teknike në kryeqytet dhe si pasojë e kësaj disa zona do të mbesin pa furnizim me ujë për një periudhë kohore.

Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Prishtina”, njofton se nesër do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit “AC fi 200” në rrugën “Tirana” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Tutje bëhet e ditur se realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e “Tiranës”, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri tek rruga “Ahmet Krasniqi”, Komuna e Re, rruga “Bashkim Fehmiu”, rruga “Vicianum”, rruga “Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/