image Internisti kosovar thotë se varianti i ri i koronavirusit përhapet më shpejt se ai britanik: Edhe Kosova në rrezik

Shëndetësi

Internisti kosovar thotë se varianti i ri i koronavirusit përhapet më shpejt se ai britanik: Edhe Kosova në rrezik

news image

Janë shfaqur edhe rastet e para të një varianti të ri të SARS COV-2 të quajtur “Varianti indian” ose varianti “delta”.

Këto raste janë shfaqur në Britaninë e Madhe, por edhe Kosova me këtë rast mund të preket nga varianti “delta”.

Kështu të paktën po thotë internisti Driton Vela. Vela tha se ky variant përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë.

“Sa për krahasim. Përderisa varianti britanik ishte 50 për qind më i transmetueshëm sesa varitanti klasik, varianti indian ose “delta” është 50 për qind më i transmetueshëm se varianti britanik. Kështu që po flasim për një virus i cili përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë”, tha ai në KlanKosova.

Ai theksoi se vaksinat anti-COVID arrijnë efektin 90 përqind tek pasi personat të marrin edhe dozën e dytë të saj.

“Po, sigurisht. Meqenëse, ky variant po arrin të bartet te personat që e kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, për shkak se mund të themi se ‘thembër e Akilit’ e vaksinës është se pas dozës së parë nuk janë edhe aq efikase sikur ndaj varianteve tjera.”

“Tek pas dozës së dytë efikasiteti arrin deri në 90 për qind. Pra, edhe ata që kanë marrë dozën e parë që mund të jenë bashkatdhetarët mund ta bartin. Prandaj, vera mund të jetë me rrezik për Kosovën për shkak se varianti mund të bartet me shpejtësi të madhe”./Gazeta Sinjali/