image International Champions Cup anulon të gjitha ndeshjet, shkak përhapja e koronavirusit

Futboll

Sport/ International Champions Cup anulon të gjitha ndeshjet, shkak përhapja e koronavirusit

news image

Koronavirusi ka filluar të marrë përmasa të mëdha në të gjithë botën. Si rezultat janë anluar disa ndeshje në vende të ndryshme të botës.

Së fundi, edhe International Champions Cup ka njoftuar janë anuluar të gjitha ndeshjet e parapara të zhvilloheshin në Azi këtë verë, si shkak i shpërthimit të koronavirusit.

ICC është një turne para-sezonal në të cilën marrin pjesë skuadrat më të mira në futbollin botëror.

Skuadrat angleze si Manchester United, Spurs dhe Arsenal morën pjesë në turne verën e kaluar apo edhe gjigantët si Real Madrid dhe Barcelona.

Një zëdhënës i promovimit të ICC-së tha: ”Shëndeti dhe siguria e tifozëve, klubeve, lojtarëve, stafit dhe partnerëve janë përparësia jonë kryesore”.

Tutje ai shtoi se orari i ndeshjeve për këtë verë nuk është shpallur ende, edhe pse ka të ngjarë të ketë më pak ndeshje për shkak të Euro 2020 dhe Kupës së Amerikës. “Por ndeshjet do të zhvillohen ende si zakonisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ato nuk do të zhvillohen në të gjithë Azinë”, shtoi zëdhënësi.

Kujtojmë se së fundi, koronavirusi ka shkaktuar kaos edhe në Serie A, pasi shumë ndeshje janë anuluar nga frika e përhapjes së këtij virusi./GazetaSinjali/