Kampioni në fuqi i Serie A-së, Interi, priti Spezian në shtëpi këtë mesjavë, raporton Sinjali Sporti.
Zikaltërit mposhtën skuadrën e Spezias në ‘Giuezzeppe Meazza’ me rezultat të pastër 2-0.
Gagliardini dhe Martinez realizuan golat për vendasit.
Nerazzurri është hyrë në një ecuri fantastike, ku nuk ka pësuar disfatë qe tetë ndeshje dhe renditet e dyta me 34 pikë, një më pak se lideri, Napoli.
Në anën tjetër mysafirët me 11-të pikë të grumbulluara gjenden në pozitën e 17-të. /Gazeta Sinjali Sporti/